Zbulohet sa do të kushtojnë biletat e koncertit të Malumës

Mediale Vip

Zbulohet sa do të kushtojnë biletat e koncertit të Malumës

Më: 30 janar 2020 Në ora: 06:46
Maluma

Këngëtari i njohur kolumbian me famë botërore, Maluma, do të performojë në shtetin e Shqipërisë.

Artisti do të performojë më 14 mars në sheshin “Nëna Terezë”, në Tiranë.

Biletat e këtij koncerti variojnë nga 4500 lekë të rinj (38 euro) në zonën e quajtur Cherry, e cila ndodhet pranë skenës, deri në 3000 lekë të rinj (25 euro) për një vend në zonën Mimosa.

Krahas performancës së artistit, ju mund të takoheni dhe të bëni foto me të duke i blerë biletat “Meet & Greet”, të cilat kushtojnë 370 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat