Greta Koçi pranon se është e lidhur: Jemi në ujëra të mirë

Mediale Vip

Greta Koçi pranon se është e lidhur: Jemi në ujëra të mirë

Më: 5 mars 2020 Në ora: 06:21
Greta Koçi

Këngëtarja Greta Koçi është treguar mjaft e rezervuar sa i takon jetës së saj private dhe shumë rrallë është përfolur për këtë pjesë.

Por me sa duket statusi i saj ka ndryshuar, pasi këngëtarja duket se është lidhur.

Pasditen e kësaj të mërkure, këngëtarja ishte e ftuar tek ‘Rudina’, për të folur rreth këngës së saj më të re ‘Lum kush m’ka’.

Moderatorja e ngacmoi Gretën edhe për jetën private duke i thënë se astrologe Meri tha që shenja e Peshores këtë vit duhet të vendosë në dashuri.

“Këtë vit besoj që jemi në ujëra të mirë”, u përgjigj Greta duke lënë të kuptohet se tashmë është dikush në jetën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat