Si shkon Mark Frroku me ish-bashkëshortin e Rudinës? Aktorja na e tregon hapur

Mediale Vip

Si shkon Mark Frroku me ish-bashkëshortin e Rudinës? Aktorja na e tregon hapur

Më: 24 mars 2020 Në ora: 06:34
Rudina Dembacaj, Mark Frroku

Ke një pyetje për Rudinën? Çfarëdo pyetje që të kesh, do të marrësh gjithmonë përgjigje, sado larg të të çojë kureshtja. Rudina Dembacaj, aktorja e njohur dhe moderatorja e “Mos i fol shoferit”, është gjithmonë e hapur me publikun dhe në këto ditë izolimi, herë pas here bisedon virtualisht me miqtë e saj që janë gjithmonë kureshtarë për të mësuar më shumë për aktoren dhe jetës e saj të re.

Divorci dhe më pas edhe bashkëjetesa e Rudinës me Mark Frrokun kanë qenë edhe në këtë bisedë virtuale në qendër të vëmendjes së ndjekësve të saj kureshtarë. Mes shumë pyetjeve që ngjallin interest e publiku, një prej fansave të aktores e pyeti edhe si është marrëdhënia e ish-bashkëshortit dhe partnerit të Rudinës, Mark Frrokut?

“Shumë të mira. Është Viki në mes”,- përgjigjet Rudina duke lënë të kuptohet se për aq kohë sa vajza e saj Viktorja, është “ura lidhëse” e babait të saj, por edhe e partnerit të ri të Rudinës tashmë, nuk ka arsye pse raportet mes Aleksit dhe Markut të mos jenë korrekte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat