​Meghan ia ndalon Harry-t të vizitojë babanë e tij

Mediale Vip

​Meghan ia ndalon Harry-t të vizitojë babanë e tij

Më: 26 mars 2020 Në ora: 19:16
​Meghan dhe Harry

Meghan Markle thuhet se i ka ndaluar princit Harry të vizitojë babanë e tij Charles, i cili është prekur me koronavirus.

"Meghan i tha Harry-t se në asnjë rrethanë nuk ishte në rregull të udhëtojë tash dhe veçanërisht të vizitojë Princin Charles, i cili ka dalë pozitiv me koronavirus," tha një burim për Daily Mail.

Meghan zbuloi gjithashtu se Harry është rregullisht në kontakt me vëllain e tij Princin William dhe gjyshen e tij, mbretëreshën Elizabeth.

Harry ka takuar për herë të fundit babanë e tij më 9 mars në Shërbimin Vjetor të Commonwealth në Pallatin Westminster.

Meghan dhe Harry po qëndrojnë me djalin e tyre Archie në një rezidencë në Kanada, duke kërkuar që personeli të respektojë në mënyrë rigoroze protokollin e higjienës dhe të veshin maska dhe dorëza mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat