Xhensila u gëzua më shumë se Besi për fjalën e parë që tha Ajka?

Mediale Vip

Xhensila u gëzua më shumë se Besi për fjalën e parë që tha Ajka?

Më: 13 prill 2020 Në ora: 06:33
Xhensila

Ajka është rritur dhe tani është në fazën e fjalëve të saj të para, disa të plota, të tjera ende jo. Megjithatë, për prindërit, Besin dhe Xhensilën, pa dyshim, nuk do harrohet fjala e saj e parë.

Ky muaj i gjatë dhe i vështirë për të gjithë, për Xhensila Myrtezajn, ka një periudhë totalisht për familjen. Me gjithë situatën e vështirë jashtë, brenda familjes së saj të vogël, ajo e ka shijuar shumë qëndrimin 24 orë në shtëpi. Për herë të parë, në 12 vjet lidhje me Besin, ajo ka qëndruar kaq gjatë me të, ndaj edhe e ka shijuar shumë këtë kohë.

E ftuar poshtë pallatit të saj nga “E diela shqiptare”, Xhensila rrëfeu si po e kalon këtë periudhë karantine me Ajkën dhe Besin. Ajo tha se krijimtaria e të dyve nuk ka ndalur gjatë këtyre javëve. Por edhe i janë dedikuar më shumë njëri-tjetrin.

Siç tha këngëtarja, as ajo, as Besi nuk janë mërzitur, sepse Ajka është një fëmijë hiperaktiv, kështu që ka gjithmonë diçka të re në familjen e tyre. Tani që vogëlushja flet e luan, kërkon edhe më shumë vëmendje.

Pasi Arditi e pyeti cila ishte fjala e parë që tha Ajka, Xhensila tha: “Ma ma”…

“Po Besi u mërzit?” – pasoi menjëherë Arditi: “Jo, përkundrazi. U gëzua shumë. Njëlloj do të gëzohesh edhe unë. Por nuk e mohoj që unë u gëzova më shumë që Ajka tha “Ma ma”…” – tha me sinqeritet këngëtarja.

Këtë të enjte, Xhensila festoi edhe 27-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, meqenëse i kishte ardhur për vizitë, stafi i “E diela shqiptare” kishte marrë me vete edhe motrën e Xhensilës, Albën, si edhe mikeshën e saj më të ngushtë, Orin. Natyrisht, as Besi nuk mund të mungonte me surprizat e tij spontane. Në një videomesazh të përgatitur fshehur në shtëpia, ai i uroi bashkëshortes ditëlindjes “me ato që i ndodheshin”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat