Ben Affleck për divorcin: “Pendesa më e madhe në jetën time”

Mediale Vip

Ben Affleck për divorcin: “Pendesa më e madhe në jetën time”

Më: 14 prill 2020 Në ora: 16:03
Jennifer Garner, Ben Affleck

Ben Affleck ka reflektuar për marrëdhënien e tij me ish-bashhkëshorten e tij Jennifer Garner. 47-vjeçari foli për New York Times për dështimin e martesës së tij 10-vjeçare me Garner duke thënë:

“Gjëja për të cilën jam penduar më shumë në jetë është divorci“, tha Affleck duke shpjeguar se ai ka ende ndjesinë e fajit për ndarjen.

“Ndjesia e turpit është toksike. S’ka asgjë të mirë që vjen si pasojë e turpit. Eshtë vetëm një ndjesi që të ul vlerësimin për veten.”– u shpreh aktori, duke iu referuar këtu problemeve me alkoolin dhe paqëndrueshmërisë së tij emocionale.

Affleck pranoi se ai “pinte normalisht” në pjesën më të madhe të martesës së tij, por në vitin 2015 ose 2016, gjërat u përkëqësuan dhe ai filloi të pijë më shumë, gjë që “krijoi më shumë probleme martesore”.

“Nuk është e shëndetshme që të fiksohem pas dështimeve të mia, por sigurisht kam bërë gabime. Kam bërë gjëra për të cilat pendohem. Gjithsesi, duhet të ngrihesh, të mësosh prej tyre dhe të përpiqesh sërish”, shprehet aktori.

Affleck dhe Garner u ndanë zyrtarisht në 2018-ën pas disa kohësh krize në martesë dhe janë prindër të 3 fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat