Në karantinën e Isida Mollaymerit, balerina lan shkallët e pallatit

Mediale Vip

Në karantinën e Isida Mollaymerit, balerina lan shkallët e pallatit

Më: 16 prill 2020 Në ora: 17:01
Isida Mollaymeri

Balerina e njohur shqiptare, Isida Mollaymeri, gjatë një lidhje direkte me emisionin "Ditë e re", ka treguar si po i kalon ditët e karantinës.

Isida u shpreh se nuk pyet shumë për opinionin dhe se këtë kohë ka bërë të gjitha punët e shtëpisë, madje ka larë shkallët e pallatit dhe makinën.

Arjon Muça: Isida i ke bërë punët e shtëpisë?

Isida Mollaymeri: Po edhe punët e shtëpisë i kam bërë, madje edhe shkallët e pallatit i kam larë.

Arjon Muça: Në përshtypjen time, Isida është ajo balerina seksi dhe nuk e imagjinoj dot me pizhama duke pastruar shkallët e pallatit

Isida Mollaymeri: Në fakt kam larë edhe shkallët në mes të rrugës. Unë jam një person që nuk e çaj kokën shumë se çfarë thonë të tjerët. Mora kovën nga shtëpia dhe lava makinën në rrugë sepse jam nga ata persona që nuk e lë dot makinën pa larë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat