Kurti përkujton Rexhepagiqin: Rebelja e paqes dhe raportuesja e luftës

Mediale Vip

Kurti përkujton Rexhepagiqin: Rebelja e paqes dhe raportuesja e luftës

Më: 16 prill 2020 Në ora: 17:47
Violeta Rexhepagiqi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar telegram ngushëllimi për familjen Rexhepagiqi.

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë gazetarja dhe këngëtarja Violeta Rexhepagiqi.

Violeta ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare, ndërsa lajmi për vdekjen e saj ka tronditur opinionin. Emra të njohura nga arti e politika kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Rexhepagiqit.

Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar mesazh ngushëllues për vdekjen e Violeta Rexhepagiqit.

Ai e cilësoi atë si rebele të paqes dhe si gazetare raportuese të luftës, ndërsa thekson se ajo ka qenë e mirë dhe e dashur.

“Në Nju Jork? Debbie Harry. Në Londër? Siouxsie Sioux. Në Paris? Guesch Patti. Në Berlin? Nena. Në Beograd? Zana Nimani. Në Prishtinë? Violeta Rexhepagiq. Sot u shua vajza jonë e valës së re muzikore nga vitet e ’80-ta. Violeta këngëtare ishte rebele e paqes. Violeta gazetare ishte raportuese e luftës. E mirë dhe aq e dashur. U prehtë e qetë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat