Koronavirusi i ka prishur planet? “Do martohesha, por s’më eci”, Flori Mumajesi befason me deklaratën

Mediale Vip

Koronavirusi i ka prishur planet? “Do martohesha, por s’më eci”, Flori Mumajesi befason me deklaratën

Më: 20 prill 2020 Në ora: 15:21
Flori Mumajesi

Një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptarë, por jo vetëm, bëhet fjalë për Flor Mumajesin që ishte i ftuar ditën e djeshme në “E diela Shqiptarë”, sëbashku me grupin e tij “Three Dots” ka treguar se koronavirusi i paska prishur planet për martesë, duke shtuar se e kishte pasur në plan për këtë vit.

“E kisha bërë në plan që këtë vit të martohesha, por s’më eci”, është shprehur këngëtari Flor Mumajesi, në një bisedë me moderatorin Ardit Gjebrea.

Por, kjo deklaratë u shoqërua dhe me nota humori, duke lënë të kuptohet që nuk ishte dhe aq serioze.

Prej kohësh këngëtari Flor Mumajesi përflitet të jetë në një lidhje me moderatoren me origjinë nga Kosova, Liberta Spahiu. Çifti nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht romancën e tyre, dhe çdo gjë mbetet e dyshimtë. Se kush është vërtetë vajza që i ka rrëmbyer zemrën Flor Mumajesit ende nuk e dimë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat