Këngëtari i njohur i bindur se ishte i infektuar me koronaviurs

Mediale Vip

Këngëtari i njohur i bindur se ishte i infektuar me koronaviurs

Më: 21 prill 2020 Në ora: 08:28
Ilustrim

Sam Smith mund të jetë në listën e yjeve që kanë luftuar koronavirusin.

Sam Smith në një intervistë me ‘Apple Music’ ka treguar se ka kaluar në një periudhë të vështirë shëndetësore, dhe beson se ishte i infektuar me COVID-19.

“Unë nuk u testova, por e di që e kisha. Njëqind për qind e kishin atë,” tha Smith. “Çdo gjë që kam lexuar e tregoi plotësisht atë. Kështu që unë mendoj se e kisha atë.”

Pas disa ditëve motra e këngëtarit e cila është e izoluar po ashtu në Britani, përjetoi simptomat e njëjta tha Sam Smith.

Ai vahzdon se lufta kundër këtij virusi ua shtoi atyre kreativitetin.

“Mua pa pritmas më erdhi ai vullneti që të këndoj, nuk dëshiroja t’i këndoj projektet e mia dhe t’i incizoj ato, por vetëm të sillem vërdallë shtëpisë dhe të këndoj”.

Këngëtari muajin e kaluar konfirmoi se albumi i tij i ri ‘To die for’ do të riemërohet për shkak të pandemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat