Beyonce i bashkohet nismës për testimin e Covid-19 në Teksas - Bota Sot
Beyonce i bashkohet nismës për testimin e Covid-19 në Teksas

Mediale Vip

Beyonce i bashkohet nismës për testimin e Covid-19 në Teksas

Më: 5 maj 2020 Në ora: 10:10
Beyonce

Ylli i muzikës pop Beyonce me nënën e saj, Tina Knowles Lawson i janë bashkuar iniciativës për  testimin e Covid-19  në qytetin e tyre të lindjes, Houston, Texas.

Fushata #IDIDMYPART, që zhvillohet këtë fundjavë, synon të sjellë vetëdijen për testimin ditor në dispozicion në një qendër mjekësore lokale.

” Fushata gjithashtu do të sigurojë maska falas, dorëza, pajisje shtëpiake dhe 1000 teste falas “të administruara në kushte të sigurta”, sipas një deklarate.

“Virusi po shkatërron komunitetin me ngjyrë, kështu që ne kemi nevojë për lëvizje për t’i dhënë përparësi  shëndetit tonë,” tha Knowles Lawson, raporton BBC..

Të dhënat nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sugjerojnë se 33% e njerëzve që janë dërguar në spital me virus janë afrikano-amerikanë, por vetëm 13% e popullsisë amerikane është afrikano-amerikan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat