Me këtë datë lansohet albumi i ri i Lady Gagas

Mediale Vip

Me këtë datë lansohet albumi i ri i Lady Gagas

Më: 7 maj 2020 Në ora: 10:49
Lady Gaga

Një prej artisteve më me emër në industrinë e muzikës është Lady Gaga, e cila numëron shumë projekte muzikore.

Këngëtarja pak kohë pas njoftimit se ka shtyrë datën për publikimin e albumit të ri dha lajmin e shumëpritur për fansat.

Ajo përmes rrjeteve sociale, bëri të ditur se albumi “Chromatica” do të lansohet më 29 maj, ndërsa publikoi edhe një foto nga kopertina e albumit.

“Udhëtimi vazhdon. Ju zyrtarisht mund të bashkoheni me mua në Chromatica më 29 maj”, është mbishkrimi që Gaga ia ka lënë fotos.

Para pak ditësh, artistja kishte njoftuar se në këtë album do të ketë edhe bashkëpunime me emra të njohur, përfshirë Ariana Granden dhe Elton John.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat