Aktori turk Burak Deniz godet me veturë motoçiklistin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Mediale Vip

Aktori turk Burak Deniz godet me veturë motoçiklistin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Më: 10 maj 2020 Në ora: 22:25
Burak Deniz

Turku ka bërë aksident trafiku.

Burak Deniz pati një aksident trafiku. Aktori i njohur goditi një vozitës të motoçikletës me xhipin e tij luksoz në rrugën Bebek-Arnavutköy natën e kaluar, shkruan CNN Turk.

Me goditjen e pësuar motoçiklisti u përplas me makinën që gjendej para tij. Pasi kuptoi se i aksidentuari nuk ka humbur jetën aktori u arratis nga vendi i ngjarjes por sa pa policinë.

Disa minuta më vonë Burak u ndalua nga policia në rrugën Kuruçesme, dhe është dërguar në stacionin e policisë ku dhe iu shqiptua gjoba me konfiskim të patentës për gjashtë muaj dhe një gjobë prej 1.228 lira turke. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat