Robert De Niro e kriton presidentin Trump, për menaxhimin e pandemisë

Mediale Vip

Robert De Niro e kriton presidentin Trump, për menaxhimin e pandemisë

Më: 14 maj 2020 Në ora: 11:25
Robert De Niro

Më parë, e ka quajtur “idiot” dhe të “çmendur”, ndërsa tashmë ylli i Hollivudit Robert De Niro, ka reaguar sërish ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump.

“Presidentit nuk i intereson se sa njerëz vdesin nga koronavirusi”, ka thënë De Niro në një intervistë për BBC, ku e përshkroi situatën në Shtëpinë e Bardhë si “Shekspiriane”.

Aktori fitues i çmimit “Oskar”, tashmë në moshën 76-vjeçare, njihet si një nga kritikët më të zëshëm të Donald Trump, ndërsa tashmë e ka kritikuar atë për menaxhimin e pandemisë.

Trump, i cili do të kërkojë të rizgjidhet sërish në krye të Shteteve të Bashkuara në muajin nëntor, është akuzuar shpesh se kundërshton këshilltarët e tij për pandeminë.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën më shumë se 82 mijë persona, ndërsa më shumë se 1,4 milionë janë të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat