50-vjeçarja JLo ‘sfidon’ të gjitha me fotot e reja nga palestra

Mediale Vip

50-vjeçarja JLo ‘sfidon’ të gjitha me fotot e reja nga palestra

Më: 16 maj 2020 Në ora: 13:11
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ka ndarë me ndjekësit fotografi të reja nga palestra, pas ushtrimeve që i kishte përfunduar.

50-vjeçarja tregoi edhe muskujt e formësuar dhe dukej në formën më të mirë, pas kujdesit të vazhdueshëm që ka për fizikun.

Edhe pse shumë të tjerë gjatë karantinës kanë shtuar peshë, këngëtarja ka arritur vetëm ta perfeksionojë trupin.

“Nëse nuk ju sfidon, nuk do t’ju ndryshojë …”, ishte mbishkrimi që ajo ua la fotografive, ku vjen e veshur me veshje sportive.

Për ndryshe, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez javë më parë deklaruan se pandemia ua prishi planet për dasmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat