Harry Styles publikon klipin e ri, pritet të jetë hiti i verës - Bota Sot
Harry Styles publikon klipin e ri, pritet të jetë hiti i verës

Mediale Vip

Harry Styles publikon klipin e ri, pritet të jetë hiti i verës

Më: 19 maj 2020 Në ora: 21:04
Harry Styles

Ish-pjesëtari i grupit “One Direction”, Harry Styles është gati të pushtojë sezonin e verës dhe këtë e pasqyron më së miri klipi i tij më i ri muzikor.

“Watermelon Sugar” quhet e kënga e lançuar pak javë më parë që është pjesë e albumit të sukseshëm “Fine Line”, klipi i së cilës është publikuar ditën e djeshme.

Harry Styles na rikthen pas në vitet ’60 me stilin e të veshurit dhe aventurat në plazh ku rrethohet me vajza që e ushqejnë me shalqi.

Në një intervistë të dhënë ditën e kaluar, 26-vjeçari theksoi se klipi i “Watermelon Sugar” është një homazh për prekjen në këtë kohë pandemie ku kjo gjë është e ndaluar dhe duhet të mbajmë distancë sociale nga njëri-tjetri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat