Pak ditë pas divorcit aktorja e njohur largohet nga shtëpia dhe merr me qira banesën super-luksoze! - Bota Sot
Pak ditë pas divorcit aktorja e njohur largohet nga shtëpia dhe merr me qira banesën super-luksoze!

Mediale Vip

Pak ditë pas divorcit aktorja e njohur largohet nga shtëpia dhe merr me qira banesën super-luksoze!

Më: 22 maj 2020 Në ora: 10:07
Mary- Kate Olsen, Oliver Sarkozy

Në prill të këtij viti aktorja dhe stilistja Mary- Kate Olsen paraqiti në Gjykatën e Neë York dokumentin ku kërkonte divorcin e menjëhershëm nga bashkëshorti i saj, bankieri Oliver Sarkozy.

Mendohet se dyshja së fundm kanë patur mosmarrëveshje për shkak se Olsen ishte shumë e fokusuar tek karriera, ndërsa Sarkozy këronte që e shoqja të ishte më e pranishme në familje.

Mediat e huaja raportojnë se ndarja nuk ka qenë aspak miqësore pasi thuhet 50 vjeçari e ka përzënë me dhunë bashkëshorten 33 vjeçare nga apartamenti i tyre. Tashmë yllit të televizionit i  është dashur që të kërkojë për të një tjetër banesë, dhe duket se e ka gjetur.

Pasi la apartamentin në Neë York ku jetonte me tashmë ish-bashkëshortin, Mary- Kate ka marrë me qira një shtëpi në Hampton, qiraja e së cilës kushton 325.000 dollarë në muaj. 33 vjeçarja do të kalojë aty gjithë verën.

Aktorja dhe bankieri që është gjysmë vëllai i ish-presidentit të Francës Nicolas Sarkozy  nisën romancën e tyre në vitin 2012, ndërsa në 2015-ën ata u kurorëzuan nēpërmjet një ceremonie private në Manhattan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat