Ende pa ardhur në jetë, Mc Kresha dhe Erzina ia kanë gjetur emrin vajzës - Bota Sot
Ende pa ardhur në jetë, Mc Kresha dhe Erzina ia kanë gjetur emrin vajzës

Mediale Vip

Ende pa ardhur në jetë, Mc Kresha dhe Erzina ia kanë gjetur emrin vajzës

Më: 22 maj 2020 Në ora: 18:38
Mc Kresha

Reperi Mc Kresha dhe partnerja e tij, Erzina u martuan në dhjetor të vitit të shkuar. Pas publikimit të fotove të dasmës, nisën menjëherë dyshimet se Erzina mund të ishte shtatzënë, pasi fustani i bardhë nuk ia fshihte barkun që kishte filluar të rrumbullakosej.

Nuk vonoi shumë nga konfirmimi i lajmit dhe zbulimi i gjinisë së bebit. Ata do të bëhen prindër të një vajze.

Ka mbetur edhe pak kohë që pritja e ëmbël për çiftin të marrë fund. Ndërkohë që Kresha dhe Erzina bëjnë përgatitjet e fundit, me sa duket e kanë gjetur edhe emrin e vajzës së tyre.

Prive ka zbuluar disa postime të prindërve të Erzinës, të cilët kanë zbuluar se vogëlushen e kanë quajtur Iza. Siç thuhet online, ky emër ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat