Bebe Rexha me masa të shtuara preventive, pasi prindërit e saj tejkaluan coronavirusin

Mediale Vip

Bebe Rexha me masa të shtuara preventive, pasi prindërit e saj tejkaluan coronavirusin

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 15:31
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndërgjegjësuar së fundmi fansat e saj, duke treguar masat preventive që duhet secili të ndërmarrim për mbrojtje nga coronavirusi.

Muaj më parë, ajo tregoi se si prindërit e saj, Flamur idhe Bukurija, ishin infektuar me COVID-19, por që e tejkaluan lehtë dhe tani fatmirësisht janë mirë.

Në imazhet e fundit që artisja shqiptare ndau me ndjekësit e saj, 30-vjeçarja shfaqej me maskë të zezë dhe doreza, teksa mbante edhe një palë syze.

Image

 

Ajo ndodhej në një qendër tregtare, ku u tregoi fansave të saj se kishte dalë për blerë ushqim.

Vënia e dorezave dhe maskës janë disa nga mjetet preventive që u rekomandohen çdo personi në këtë kohë, në tentativë për të shpëtuar nga virusi vdekjeprurës.

Përndryshe, Bebe Rexha ka qëndruar përgjatë gjithë muajve të izolimi e karantinuar në shtëpinë e saj, në Los Angeles me të vëlanë, gjersa prindërit e saj të infektuar, ndodheshin në shtëpinë tjetër të familjes në New York.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat