Edona Llalloshi ripërpunon këngën “Dada do ta shes” - Bota Sot
Edona Llalloshi ripërpunon këngën “Dada do ta shes”

Mediale Vip

Edona Llalloshi ripërpunon këngën “Dada do ta shes”

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:58
Edona Llalloshi

Edona solli në versionin e saj edhe një tjetër këngë të vjetër.

Në kuadër të “Akustikë në karantinë”, Edona Llalloshi publikoi edhe një projekt të ri muzikor.

“Dada do ta shes” është kënga e tretë që këngëtarja e sjell nga ky cikël këngësh, i cili do t’i përmbajë gjithsej tetë të tilla.

Për videon e këngës u kujdes EMF Creative, ndërsa producent ishte Shpeta Sound. Para këtij projekti, ajo solli edhe “Loti loti” dhe “Mërgim”.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën me titull “Dada do ta shes”, që e sjell në versionin e saj Edona Llaloshi.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat