Xhemi Shehu jep dorëheqjen nga Top Channel! - Bota Sot
Xhemi Shehu jep dorëheqjen nga Top Channel!

Mediale Vip

Xhemi Shehu jep dorëheqjen nga Top Channel!

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 13:46
Xhemi Shehu

Pas më shumë se 15 vite në ekranin e Top Channel, moderatorja Xhemi Shehu duket se e ka parë të arsyeshme të shkëputet nga ky televizion.

Burime për Anabel bëjnë me dije se Shehu ka dorëzuar dorëheqjen tek drejtuesit e këtij televizioni për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.

Pak javë më parë qarkulluan zëra se regjisori Altin Basha dhe një pjesë e trupës së Portokalli janë në bisedime me një tjetër televizion për të krijuar një program tjetër humori, por nuk dihet nëse largimi i Xhemit ka të bëjë me këtë lajm.

Sakaq nga ana e modertores nuk ka patur ende asnjë reagim apo deklaratë publike rreth këtij lajmi.

Dalja e parë e Xhemi Shehut  në Top Channel ka qenë në programin “Shtojzovallet”, nga ku më pas mori pjesë në “Fiks Fare” si velinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat