Shaka e Bietës, apo ka ikur vërtet Albani! - Bota Sot
Shaka e Bietës, apo ka ikur vërtet Albani!

Mediale Vip

Shaka e Bietës, apo ka ikur vërtet Albani!

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 06:22
Alban Dudushi, Bieta Sulo

Me mbylljen e këtij sezoni, televizioni kombëtar "Top Channel", duket se ka nisur paralelisht edhe sezonin e ndryshime të mëdha.

Shumë emra të njohur të këtij televizioni, apo emisionet kryesore të tij, nuk do të kenë më ikonat që kanë qenë aty që kur TCH nisi transmetimet e para.

Ashtu siç po përfliten shumë emra të Portokallisë, që nga regjizosti Altin Basha dhe prezantuesja Xhemi Shehu, edhe prezantuesi Alban Dudushi, i cili ka 20 vite punë në televizionin “Top Channel” duket se do të largohet me rifillimin e sezonit të ri.

Lajmet se ai mund të largohet prej aty, për të startuar në një tjetër ekran, kanë kohë që qarkullojnë.

Gjithçka ka nisur nga një video e publikuar nga moderatorja Bieta Sulo në Instagram. Pasditen e djeshme i ftuar në “Ftesë në pesë” ishte artisti i ri Mato Lale. Ai ka repuar në studio, duke u shprehur me shaka se do t’i zërë vendin Albanit, bashkëshortit të Bietës.

“Ka ca muaj që e kanë lënë bosh studion, do të të shkonte”, u shpreh Bieta. Po ashtu ajo ka shkruar krahas videos “Pas 20 vitesh në Top Channel, Alban Dudushi ia lë stafetën Mato Lales?”.

“Revista who” ka kontaktuar me Albanin, i cili ka thënë se në Shtator do të rikthehet në ekran, por pa përmendur se në cilin ekran.

Nuk është kuptuar nëse Bieto Sulo bëri shaka, apo ka diçka serioze në këtë mes, duke qenë se ajo ka ardhur vite më vonë në atë televizion dhe është bashkëshortja e Alban Dudushit, çka do të thotë se edhe pozitat e saj në një rast të tillë, mund të jenë lëkundur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat