Pasi solli në jetë Emin, Jonida Vokshi bëri disa ndryshime të menjëhershme në pamje - Bota Sot
Pasi solli në jetë Emin, Jonida Vokshi bëri disa ndryshime të menjëhershme në pamje

Mediale Vip

Pasi solli në jetë Emin, Jonida Vokshi bëri disa ndryshime të menjëhershme në pamje

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 17:07
Jonida Vokshi

Në datën 18 të muajit qershor, moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, u bekuan me një vajzë.

Çifti vendosi që vajzën ta pagëzojë me emrin Emi, një emër i bukur dhe i shqiptueshëm lehtë në çdo gjuhë të botës, siç kanë treguar ata.

Emi është bërë kryefjala e jetës së çiftit, të cilët tashmë janë në qiellin e shtatë nga lumturia dhe jeta e re si prindër.

E pas lindjes, Jonida i befasoi të gjithë me format e trupit të saj dhe çdo kilogram që kishte shtuar gjatë shtatzënisë, e humbi menjëherë. Madje, pasi u bë nënë, moderatorja vendosi të bëjë edhe një tjetër ndryshim të menjëhershëm në pamjen e saj.

Ajo ndoqi rregullin e hapjes së ngjyrës së flokëve gjatë verës, duke shtuar disa highlights në flokët e saj. Jonida ka ndarë në “Instagram” një foto me pamjen e re, ku sërish ndjekësit i kanë vënë në pah nurin pas shtatzënisë.

“Era e ndryshimit”, shkruan ajo krahas postimit, duke dëshmuar se s’ka hequr dorë nga kujdesi për veten, edhe pse nënë e re që i duhet të kujdeset për beben.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat