Kanye West do të nisë fushatën për president me tubimin e parë në Karolinën e Jugut

Mediale Vip

Kanye West do të nisë fushatën për president me tubimin e parë në Karolinën e Jugut

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 19:28
Kanye West dhe Donald Trump

Dy javë pasi njoftoi kandidaturën për president, Kanye West do të zhvillojë tubimin e parë të fushatës në Karolinën e Jugut të dielën.

Tubimi i reperit 43-vjeçar do të jetë në Qendrën Exquis Event në Charleston Veriore vetëm për mysafirë të regjistruar, sipas një dokumenti të fushatës të marrë nga Politico.

Mes shpërthimit të vazhdueshëm të koronavirusit, nga të gjithë të pranishmit do të kërkohet të veshin maska, të nënshkruajnë një formë të lirimit të përgjegjësisë COVID-19 dhe të respektojnë distancimin shoqëror.

Të shtunën në mbrëmje, ish përkrahësi i Presidentit Donald Trump u kërkoi 29.8 milion ndjekësve të tij në Twitter që ta ndihmojnë të marrë nënshkrime për tu regjistruar në fletën e votimit.

Ai në postimin e bërë shkruante “Përshëndetje djema ju lutem nënshkruani për të më vendosur në fletëvotimin në Karolinën e Jugut në cilindo prej këtyre vendeve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat