Këngëtari ironizon me klikimet e artistëve, i krahason me ato të këngëtarëve botëror

Mediale Vip

Këngëtari ironizon me klikimet e artistëve, i krahason me ato të këngëtarëve botëror

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 07:15
Enis Bytyqi

Klikimet e artistëve shqiptar në Youtube vazhdojnë të jenë temë e diskutimeve duke u aluduar se shumë nga ta i kanë të blera.

Disa këngëtarëve madje e kanë thënë edhe publikisht duke akuzuar kolegët e tyre për numrin  madh e klikimeve, e të njëjtën gjë së fundi e ka bërë edhe këngëtari i njohur, Enis Bytyqi.

Në disa postime në Instagram, Enisi ka bërë krahasimin me klikimet e yjeve botërore si The Weeknd dhe Jason Derulo.

Image
Insta

“The Weeknd i bën dy milionë për një ditë (artisti më i suksesshëm për momentin)… e na po i bojm ka 3-4 per ni dit, kur doni mi lon kto fore oj estradë”, ka shkruar këngëtari.

Duke vazhduar me  një tjetër postim:  “500k per ni Dit kti…shum i Dobt koka… një m*t i njëjtë”.

Image
Insta

Por, nisur nga “shpërthimi” i disa artistëve shqiptar edhe në vendet e Evropës, këto klikime edhe mund të jenë reale, për më tepër gjykojeni vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat