Aktorja turke lë të fejuarin e saj, habit me arsyen

Mediale Vip

Aktorja turke lë të fejuarin e saj, habit me arsyen

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 16:27
Vildan Atasever

Aktorja e njohur turke Vildan Atasever për publikun shqiptar u bë e njohur nga seriali që theu rekorde audience dhe në Shqipëri 'Sulltanesh Kosem'.

Por ditën e sotme të gjithë mediat turke kanë shkruar për aktoren pasi ka vendosur të ndahet nga i fejuari isaj biznesmen Erkan Akdemir i cili po përgatitej për tu ulur në tryezën e martesës me aktoren.

Lajmi i ndarjes erdhi nga Erkan që tregoi se ato vendosën ti japin fund marrëdhënies së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve.

Por sipas mediave turke mësohet se Atasever e cila më parë kishte dy përvoja martese nuk dëshironte të përjetonte përsëri të njëjtin fund:

'Është më mirë të përfundojë në fillim sesa të kesh një fund të trishtuar’ mësohet të jetë shprehur aktorja.

Aktorja e njohur i dha fund martesës së saj të parë me Taylan Kiliç në 2007 ndërsa martesa e saj e dytë ishte me aktorin Ismail Hacioglu që përfundoi në divorc në vitin 2015.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat