Linda Halimi, rikthim pas 7 vitesh në Kosovë

Mediale Vip

Linda Halimi, rikthim pas 7 vitesh në Kosovë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 09:42
Linda Halimi

Ajo është e martuar me reperin Big D, me të cilin ka një vajzë.

Më në fund pas një periudhë disa vjeçare, ajo është rikthyer në vendin e saj të lindjes, në Kosovë. Këtë këngëtarja e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte se kishte ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ajo ka ardhur këtu për t’i kaluar pushimet dhe vizituar familjarët e saj. Linda Halimi ka prejardhje nga Vitia dhe është lindur e rritur në këtë qytezë të Kosovës.

Në shtator të vitit të kaluar, këngëtarja u rikthye pas një kohe të gjatë në Tiranë, për t’u prezantuar në festivalin “Kënga Magjike 2019” me këngën “Want my love”, por që disa javë më pas u tërhoq nga festivali.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat