4 fakte që nuk i keni ditur për aktorin turk me origjinë shqiptare, Can Yaman - Bota Sot
4 fakte që nuk i keni ditur për aktorin turk me origjinë shqiptare, Can Yaman

Mediale Vip

4 fakte që nuk i keni ditur për aktorin turk me origjinë shqiptare, Can Yaman

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 14:05
Can Yaman

Can Yaman është një nga aktorët më të suksesshëm të momentit në Turqi, por sidomos pas transmetimit të serialit ‘Erkenci Kus’ fama e tij u rrit së tepërmi.

Ai njihet gjithashtu për faktin që është me origjinë nga Prishtina, detaj ky që është konfirmuar nga vetë aktori. 

Por sot do t’ju tregojmë 4 fakte për të që mund të mos i keni ditur.

1.Personi më i rëndësishëm në jetën e tij është nëna e tij. Babai e la Can kur ai ishte vetëm pesë vjeç. Aktori është shumë i lidhur me nënë e tij dhe këshillohet me të për gjithçka.

2. Ai është lënduar nga dashuria. Është një ndër aktorët më të pëlqyer nga femrat dhe jo vetëm në Turqi por ky popullaritet nuk e ka zvogëluar respektin e tij për femrat. Ndarjet me Bestemsu Ozdemir dhe Açelya Topaloglu ishin shumë të dhimbshme për aktorin. Madje ka thashetheme që Bestemsu dhe e ka mashtruar.

3.Can njihet për natyrën e tij të egër. Gjatë xhirimeve të serialit Hangimiz Sevmedik për shkak të mos marrëveshjes me një nga kolegët e tij, ai i hodhi atij filxhanin e mbushur plot çaj. Aktori ngriti padi dhe Can duhej ti kërkonte atij ndjesë publike.

4 Ai flet disa gjuhë të huaja. Aktori ka studiuar në Liceun Italian në Stamboll. Can flet rrjedhshëm italisht, anglisht dhe frëngjisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat