Arroganca e pashoqe e Ellen DeGeneres: Mos më shiko, mos më flit, mos mu afro!

Mediale Vip

Arroganca e pashoqe e Ellen DeGeneres: Mos më shiko, mos më flit, mos mu afro!

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 13:26
Ellen DeGeneres

Së fundmi prej disa muajsh ata që kanë punuar me moderatoren e njohur Ellen DeGeneres, po nxjerrin në dritë disa anë të errëta të moderatores për të cilat askush nuk ka qenë në dijeni deri më sot, përveç stafit që punon, apo ka punuar me të.

Duket se  pas  imazhit ‘funny’, të dashur, pa komplekse dhe mikpritëse me të cilin Ellen është paraqitur tek publiku gjatë gjithë karrierës së saj, është fshehur një djall.

Ish-punonjësit e Ellen kanë rrëfyer se në të vërtetë ajo është e pasjellshme, arrogante, mëndjemadhe madje akuzat kanë arritur deri aty sa e kanë cilësuar si të pashpirt.

Një ish-producent Australian i ka thelluar edhe më tej këto akuza duke zbuluar detaje të një interviste që Ellen ka zhvilluar në programin ‘Australia Today’ 7 vite më parë.

Neil Breen që tani është prezantues radiofonik është shprehur se stafi i Ellen ka ecur mbi vezë. Kur Ellen fluturoi drejt Australisë për intervistën, një nga anëtarëte  stafit i tha Breen që kur ajo të futet në studio askush nuk duhet t’i japi të njohur, përveë moderatorit që do ta intervistonte.

“Producenti i saj na thirri jashtë dhe na porosity; ‘Tani Neil, askush nuk duhet të flasë me Ellen. Ti nuk i flet, nuk e njeh, nuk i afrohesh, dhe nuk e sheh në sy. Ellen do ulet në studio, do të flasë me Richard (moderatori i programit) dhe do të largohet.’: është shprehur ish-pruducenti për porositë e ëuditshme që dëgjoi nga stafi i Ellen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat