Ledri Vula një zhytës perfekt, publikon video interesante nga akrobacitë gjatë zhytjes në det

Mediale Vip

Ledri Vula një zhytës perfekt, publikon video interesante nga akrobacitë gjatë zhytjes në det

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 13:44
Ledri Vula

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me të dashurën e tij.

Ai dhe Sara kanë zgjedhur bregdetin e Malit të Zi, për të kaluar disa ditë të mira së bashku në stinën më të nxehtë të vitit.

Ledri është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ka ndarë me fansat momentet e këndshme që po kalon me të dashurën në pushime.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

caption this...

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Ai gjithashtu ka treguar se di të jetë edhe një zhytës perfekt, teksa këtë e ka vërtetuar përmes videos së fundit të publikuar në rrjetin social Instagram.

Në videon e ndarë me ndjekësit, Ledri shihet duke u hedhur anash në ujë, teksa ka marrë një shikim të pastër nga kamera.

“Përshkruajeni këtë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e videos, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e tij.

Ai dhe Sara përndryshe janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjinia e të cilit është vajzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat