Me foton e ëmbël nga spitali, Olta Gixhari zbulon emrin e të birit

Mediale Vip

Me foton e ëmbël nga spitali, Olta Gixhari zbulon emrin e të birit

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 15:52
Olta Gixhari

Aktorja e njohur, Olta Gixhari është bërë nënë me djalin e saj të vogël, për të cilin kishte treguar se e priste me padurim.

Në postimin e fundit në rrjetet sociale, Gixhari ka treguar te gjitha emocionet e vecanta të mëmësisë, domethënien e emrit të te voglit dhe arsyen pse data 21 gusht është shumë e veçantë për të dhe partnerin e saj.

“Parajsa ime mbërriti. U bera nene. Qenka e vertet, eshte shume e veshtire te gjesh fjalet e duhura te percjellesh kte perjetim te thelle vetem me nje fjale, E DUA ÇMENDURISHT.

Djali yne erdhi ne jete me 21/8/2020, kjo ishte nje surprize kaq e bukur per ne, pasi kjo date permban daten e lindjes se babit te tij 21 dhe daten e lindjes sime 8. Lindja e tij erdhi ne menyre natyrale.

Biri yne quhet AMAR.

Emri vjen nga Hebraikja qe do te thote i Perjetshem dhe nga Arabishtja qe do te thote Hëne.

Uroj te ket nje det me lumturi perjete.

I them babit te Amar qe e dua shume, faleminderit qe me ben te ndihem e jashtezakonshme!”, ka shkruar Gixhari krah postimit ku duken këmbët e të voglit i cili e ka bërë mamin më të lumtur në botë.

Me siguri këto janë momentet më me vlerë për Oltën, e cila më në fund mund të mbajë në krahë së bashku me partnerin e saj, frytin e tyre të dashurisë.

Kujtojmë se Gixhari e ka ndarë me të gjithë ndjekësit rrugëtimin e saj të shtatzënisë, duke treguar se e ka kaluar qetësisht, mes aktiviteteve fizike dhe kujdesjes së madhe të partnerit të saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat