Justin Bieber ankohet për gruan e tij tek ish e dashura, Selena Gomez. Ja cila është arsyeja

Mediale Vip

Justin Bieber ankohet për gruan e tij tek ish e dashura, Selena Gomez. Ja cila është arsyeja

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 07:26
Justin Bieber dhe Hailey

Justin Bieber është ankuar për gruan e tij Hailey tek ish-e dashura,  Selena Gomez, raporton “The Sun”.

Kanë kaluar vetëm dy vjet nga martesa e Hailey dhe Justin, pasi ata u fejuan vetëm tre muaj pas ribashkimit të tyre.

Vetëm disa ditë më parë, çifti organizoi një festë të madhe në rezidencën e tyre, ku ishin të ftuar shumë personazhe të njohur, duke shkelur kështu rregullat kundër Covid-19.

Tani Selena thuhet se është e trishtuar që ish i dashuri i saj ankohet për martesën duke biseduar nëpërmjet mesazheve.

Edhe pse vetë Justin ka një lidhje të ngushtë me pastorin Carl Lentz, ai pretendon se Hailey është “shumë e fiksuar me fenë ndonjëherë”.

Një burim i tha “The Sun”: “Selena ka mbajtur distancë nga Justin, por ai kohët e fundit filloi ta kontaktojë përsëri… Ai e dashuron shumë Hailey, por ankohet ndonjëherë për të dhe Selena thotë se është e trishtuar”.

Justin dhe Selena kanë një histori dashurie së bashku. Historia e tyre e dështuar e dashurisë filloi në 2011 dhe zgjati deri në 2018. Ata kanë patur ulje-ngritje gjatë këtyre viteve, por në 2018 u ndanë përfundimisht.

Fansat e Selena-s shpesh herë kanë qenë të bindur se disa nga këngët e saj ishin shkruar për dhimbjen që përjetoi pas ndarjes nga Justin.

Këtë vit, fansat ishin të sigurt se albumi i saj i fundit “Rare” kishte të bënte me shërimin pas lëndimit dhe pasojave të ndarjes nga këngëtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat