Jennifer Garner, shtatzënë? Fotoja që ngriti dyshimet!

Mediale Vip

Jennifer Garner, shtatzënë? Fotoja që ngriti dyshimet!

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 06:23
Jennifer Garner

Ka qenë një foto e saj me kominoshe që ka hedhur dyshime se Jennifer Garner mund të jetë sërish shtatzënë. Por aktorja e famshme hollivudiane e mohoi këtë kategorikisht.

Thashethemet nisën pas postimit të disa pamjeve nga ferma e saj në  Locust Grove, Oklahoma dhe një ndjekës e pyeti: “A je shtatzënë?” Jennifer, që ka tre fëmijë nga martesa e mëparshme me Ben Affleck, tha se nuk ka ndërmend t`I hyjë më asaj rruge.

“Unë jam 48-vjeç. Kam tre fëmijë të shëndetshëm, nuk jam dhe nuk do jem më kurrë më shtatzënë,” u përgjigj shkurt ajo.

Garner shtoi se mund të kete shtuar pak në peshë gjatë periudhës së izolimit për shkak të COVID-19. Shumë fansa i erdhën në mbrojtje, duke i thënë ndjekëses se nuk bëhen pyetje të tilla, ndërsa Jenniferit, se dukej shkëlqyeshëm. Aktorja së fundi është përfolur për një lidhje me Bradley Cooper.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat