Nga dasma tek emri i vajzës, Ledri flet për të gjitha

Mediale Vip

Nga dasma tek emri i vajzës, Ledri flet për të gjitha

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 19:12
Ledri dhe Sara

I ftuar tek Ardit Gjebrea, Ledri Vula ka folur për shumë gjëra mbi jetën e tij private.

Ledri ka folur mbi mundësinë e një dasme me Sarën.

Reperi i njohur ka thënë se as ai e as Sara nuk janë shumë entuziastë të një dasme por një të tillë e duan prindërit.

“Unë jam fëmijë i vetëm dhe babi do dasëm. Do doja t’i kisha edhe shokët sepse ata të bëjnë dasmën” – u shpreh Ledri.

Tutje, Vula tha se një event të tillë do e bënte në plazh, buzë detit teksa i pyetur për emrin e vajzës, ai theksoi se do të vendosin në muajin e fundit.

Ledri tha se i ka pëlqyer një emër së fundmi, ai i vajzës së Kreshës – Iza. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat