“Dy zemra” e Norës dhe Butrintit, nxit debat mes Robert Berishës dhe komentuesit

Mediale Vip

“Dy zemra” e Norës dhe Butrintit, nxit debat mes Robert Berishës dhe komentuesit

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 20:06
Ilustrim

Ditën e sotme, Nora Istrefi dhe Butrint Imeri lançuan bashkëpunimin e tyre të parë. Kënga titullohet “Dy zemra” dhe vetëm në pese orë pas publikimit numëron mijëra klikime në Youtube.

Mirëpo, ajo çfarë na tërhoqi vëmendje ishte një koment për Robertin  në postimin e Butrintit në Instagram.

Dikush e ka ngacmuar atë dhe Roberti nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje.

“Tash lirisht veç i vnon dëgjueset edhe e lshon naj konge te Mentor Kurtishit edhe vuj se kjo jete sish pas kon e bame per mu knaq”– shkruan komentuesi.

“S’po me len nona jote me vujt, qaq po me rrin gati saqë mendja s’ta merr”– përgjigjet Roberti.

Mesa duket këngëtarit nuk i ka pëlqyer aspak ky koment ngacmues, siç mund ta shihni në foton e ruajtur nga një faqe në Instagram, sepse më vonë ky koment është fshirë.

Gjithmonë Roberti ka treguar se  gjithmonë e ka suportuar Norën dhe do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë. Edhe kësaj  here ai ka shpërndarë në Instastory projektin e ish- bashkëshortes së tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat