Një vit pas divorcit, aktorja e njohur turke i jep fund beqarisë me një dasmë marramendëse!

Mediale Vip

Një vit pas divorcit, aktorja e njohur turke i jep fund beqarisë me një dasmë marramendëse!

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 13:15
Seren Fosforoglu, Kaan Onal

Një vit pas ndarjes nga Ibrahim Oztur, aktorja turke Seren Fosforoglu është kurorëzuar në martesë me partnerin e saj, biznesmenin Kaan Onal.

Çifti mbajtën një ceremoni ku të ftuar ishin edhe shumë personazhe të njohur të ekranit turk dhe ku ra në sy ambienti luksoz.

Aktorja dukej shumë elegante me fustanin e bardhë, të ngushtë dhe me tyl teksa mbante në duar një buqetë me lule. Ndërsa biznesmeni Kaan Onal ishte veshur me kostumin e zi të dhëndrit.

Pas ceremonisë, Seren publikoi një status ku falenderonte miqtë që ia bënë ditën edhe më të bukur.

“Një jetë e re fillon tani, me plot dashuri. Faleminderit miqve që ma bënë edhe më të bukur këtë ditë. Gjëja më e bukur në jetë është të mbledhësh njerëz. E bëra dhe këtë. Të ndash lumturinë kërkon një zemër të pastër. Jeta ime rrethohet nga njerëz me shpirt të bukur. Tani kam një person special në jetën time, që e do edhe vajzën time dhe mua si nënë. Jam falenderuese për gjërat e mira. Mirëseerdhe jeta ime e re”-shkruajti aktorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat