I dërgojnë si mesazh në numrin e telefonit imazhe duke urinuar, Bebe Rexha u kërkon fansave të mos e bëjnë më këtë

Mediale Vip

I dërgojnë si mesazh në numrin e telefonit imazhe duke urinuar, Bebe Rexha u kërkon fansave të mos e bëjnë më këtë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 00:04
Bebe Rexha

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, së fundmi bëri publik në rrjetet sociale një numër të ri telefoni, që ajo e bleu vetëm e vetëm që fansat të ishin në kontakt me të, ku i ftoi ata që t’i shkruajnë asaj dhe kush do të kishte fatin e madh, do të merrte një përgjigje nga vet ylli.

Megjithëse ka marrë mbi 20 mijë mesazhe për vetëm 24 orë, Rexha i është përgjigjur disa prej tyre, aq sa ka pasur mundësi.

Madje një prej fansave në Twitter, hodhi dyshimet se mesazhet po kthehen në mënyrë automatike, por që në një replikë, 31-vjeçarja tha se nuk është e vërtetë kjo, pasi është vetë ajo që po ua kthen mesazhet dashamirësve.

Ndërkohë, po në Twitter, Bebe Rexha bëri një thirrje sa interesante aq edhe qesharake, kur bëri një status duke u kërkuar fansave që të mos i çojnë asaj mesazh imazhe ku shfaqen duke urinuar.

“Ju lutem, ndaloni së dërguari mua imazhe duke urinuar në numrin tim të ri. Faleminderit”, shkroi në Twitter artistja me origjinë shqiptare.

Përkundër faktit se ka një numër të madh fansash në Evropë dhe në trevat shqiptare përgjithësi, Bebe Rexha i dha një përgjigje zhgënjyese një fansi i cili pyeste nëse numri ishte i vlefshëm internacionalisht.

“Do të doja vërtetë, por funksionin vetëm për ShBA-në dhe Kanadanë”, shkroi në statusin e saj interpretuesja e hitit “I’m a mess”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat