Këngëtarja amerikane anti-fushatë Trumpit me këngën e re

Mediale Vip

Këngëtarja amerikane anti-fushatë Trumpit me këngën e re

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 22:56
Demi Lovato

Amerika është në sezon zgjedhjesh të reja presidenciale, ndërkohë që nuk kanë qenë të paktë personazhet publike që kanë dalë kundër Donald Trump.

Njëra prej tyre është edhe këngëtarja e njohur amerike, Demi Lovato. Në tekstin e këngës së saj të re “Commander In Chief”, Lovato mban një fushatë anti-Trump, teksa në ndarjen e çmimeve Billboard Music Awards dhuroi një interpretim emocional.

Gjithashtu gjatë performancës së këngëtares, në ledin pas saj u shfaq fjala “voto”, pjesë që u fshi nga organizatorët e evenimentit. Por Lovato e postoi më parë në Twitterin e saj pa asnjë koment.

26 vjeçarja nuk është e vetmja artiste që i ka bërë thirrje popullit amerikan të votojnë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Billie Eilish apo Lizzo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat