Kylie Jenner zbulon kuptimin e veçantë që fshihet pas tatuazhit matchy-matchy me Travis Scott!

Mediale Vip

Kylie Jenner zbulon kuptimin e veçantë që fshihet pas tatuazhit matchy-matchy me Travis Scott!

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 15:30
Kylie Jenner, Travis Scott

Në një video të re në YouTube të postuar më 22 tetor, Kylie Jenner ka folur rreth ideve të veshjeve për Halloween dhe po ashtu ka ndarë me fansat simbolin e veçantë që lidh atë dhe ish-të dashurin Travis Scott.

Në video, Kylie flet për kohën kur ajo dhe Stormi u veshën si flutura për këtë festë, por si duket kjo veshje nuk ishte vetëm një zgjedhje e rastësishme.

“Kur Travis dhe unë u lidhëm bashkë, ne bëmë tatuazhe flutura të vogla. Pra, një flutur është një simbol i marrëdhënies sonë dhe i Stormit, kështu që ky fustan ishte vërtet i veçantë”.

Kylie dhe Travis na treguan tatuazhet matchy-matchy që në vitin 2017. Që atëherë, Kylie dhe autori i hitit “Highest In The Room” shpesh kanë lidhur detaje të ndryshme me imazhe të fluturave.

Disa shembuj? Kylie lindi Stormi Webster në shkurt 2018 pasi e mbajti shtatzëninë e saj të fshehtë. Pasi ndau lajmin e madh me fansat, Kylie tregoi se ajo zbukuroi dhomën e Stormit me flutura.

Në gusht 2017, Kylie gjithashtu mori një varse me flutura nga Travis si një dhuratë për 20-vjetorin e saj.

Kohët e fundit, fansat aludojnë se ata mund të jenë ribashkuar pasi Kylie postoi dy foto të saj dhe Travis në Instagram në fillim të tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat