Xhemi tashmë e ka të qartë, për 2 vite nuk ka më momente qejfi me Arbanën!

Mediale Vip

Xhemi tashmë e ka të qartë, për 2 vite nuk ka më momente qejfi me Arbanën!

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 07:02
Xhemi, Arbana Osmani

19 tetori ishte një ditë e bekuar për Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn, sepse ata u njohën me të voglin e tyre, Diell.  Moderatorja solli në jetë djalin e saj të dytë dhe ky ishte një nga lajmet më të bukura për çiftin e të afërmit e tyre.

Nga të parat që i bëri dhuratë vogëlushit dhe mami Arbanës ishte Xhemi Shehu, mikesha më e ngushtë e moderatores. Ajo i dhuroi të voglit një arush të madh, ndërsa shoqes së saj një byzylyk me simbolin e diellit, në nder të emrit të djalit.

Pavarësisht se Arbana po jeton tashmë ditët më të lumtura, duket se kjo periudhë, deri në rritjen e Diellit, do i “dhemb në shpirt” Xhemit.

Kjo e fundit ka ndarë në Instagram një video gjatë një udhëtimi që ajo ka bërë në shkurt të vitit të shkuar me Arbanën. “Ja edhe pak… 2 vite larg udhëtimit të radhës jemi”, ka shkruar Xhemi, duke treguar se e ka shumë të qartë se për pak kohë do i harroj “momentet e qejfit” me mikeshën e saj.

Xhemi dhe Arbana kanë treguar se kanë një raport shumë të ngushtë me njëra-tjetrën, aq sa duket sikur kanë lidhje gjaku bashkë. Ato janë njohur në hapat e parë të karrierës në Top Media dhe që prej atij momenti nuk janë ndarë kurrë nga njëra-tjetra.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat