Drake paralajmëron albumin e radhës “Certified Lover Boy”

Mediale Vip

Drake paralajmëron albumin e radhës “Certified Lover Boy”

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 19:25
Drake

Rep-artisti kanadez, Drake, pasi festoi ditëlindjen 34-të zbuloi edhe lansimin e albumit të ri.

“Certified Lover Boy” sipas tij do të lansohet në janar të vitit 2021, ndërsa ndau edhe disa sekuenca të prodhimtarisë, shkruan Daily Mail.

Titullin ai e kishte zbuluar në gusht të këtij viti, teksa deri më tani fansat kanë qenë kurioz për publikimin e tij.

Videoja fillon më një djalë të vogël që ka shikimin lartë, kure më pas shfaqet edhe artisti i njohur.

E zakonshme tashmë është bërë se në secilin paralajmërim të projekteve të tij, Drake realizon poza në profil.

Admiruesit e muzikës së tij menjëherë filluan me komente, ku shihej se mezi prisnin të dëgjonin këngët e radhës.

Krijuesi i këngës “One Dance” gjatë mbrëmjes së djeshme (e diel) është parë në Nobu Malibu, duke festuar ditëlindjen e 34-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat