“S’më linte babi, dilja nga dritarja”, këngëtarja flet për pasionin e madh

Mediale Vip

“S’më linte babi, dilja nga dritarja”, këngëtarja flet për pasionin e madh

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 14:44
Brikena Asa

Brikena Asa ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për projektin e saj më të fundit që e bëri bashkë me Altin Sulkun.

“Ça m’ke bo” ka vetëm dy javë që është publikuar dhe është pritur shumë mirë nga publiku.

Këngëtarja rrëfeu sakrificat që i është dashur të bëjë për të ndjekur rrugën e muzikës, teksa tha se i është dashur të dalë dhe nga dritarja pasi i ati nuk dëshironte që të merrej me muzikë.

“Nuk është se isha futur seriozisht, plus mundësitë. Por dhe babi nuk më ka lënë të këndoja, më ka penguar. Dhe në Top Fest gjithmonë kam dalë fshehurazi, i thonin babait ka dalë vajza jote në televizor. Ka patur atë opinionin e keq për këngëtarët. Kam dalë dhe nga dritarja sepse më mbyllte derën. pasioni bën të veten, do të bësh gjithçka për të.“, tha këngëtarja.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat