Megan Fox bën tatuazh për të dashurin e ri, Machine Gun Kelly!

Mediale Vip

Megan Fox bën tatuazh për të dashurin e ri, Machine Gun Kelly!

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:51
Megan Fox, Machine Gun Kelly

Në muajin mars, këngëtari Machine Gun Kelly dhe aktorja Megan Fox u takuan për herë të parë në sheshxhirimet e një filmi në Porto Riko.

Takimi i tyre ishte dashuri me shikim të parë dhe që prej atij momenti, ata nuk u ndanë më nga njëri-tjetri..

Madje, ata u shfaqën bashkë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “American Music Awards”, ku morën goxha vëmendje.

Përveç faktit që ata u shfaqën për herë të parë së bashku në një event publik, u përfol shumë edhe për tatuazhin e ri të Megan Fox.

Në fakt i pari që e vuri re ishte një përdorues në Twitter, i cili tregoi se tattoo-ja lexonte “el pistorelo” në spanjisht, pra emri i Machine Gun Kelly-t!

“Më në fund një pamje nga afër e tatuazhit të Megan Fox. Tatuazhi shkruan “el pistorelo”, që në spanjisht quhet ai që gjuan me armë, siç është dhe emri artistik i reperit: “Machine GUN Kelly”, ku “gun” do të thotë “armë”.- ka shkruar ai.

Ndërkohë, as Megan dhe as Machine Gun Kelly nuk e kanë komentuar ende tatuazhin në publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat