Dafina Zeqiri dhe Yll Limani po sjellin një bashkëpunim?!

Mediale Vip

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani po sjellin një bashkëpunim?!

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 18:58
Dafina Zeqiri dhe Yll Limani

Po nëse ju themi se Dafina Zeqiri dhe Yll Limani po sjellin një bashkëpunim?

Nuk e dimë sa të vërteta janë këto zëra, por fansat po aludojnë së fundmi se dyshja ka bashkuar forcat për të ardhur në një duet.

Shkak janë bërë fotot dhe videot që Ylli dhe Dafina kanë postuar së fundmi, nga studio dhe vende të ndryshme, nën shoqërinë e bashkëpunëtorëve të tyre.

Duke qenë se në këto kohë nuk ka as koncerte nuk mund të themi se janë bërë bashkë për ndonjë koncert dhe pse kanë miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin.

Për të qenë të sigurt duhet që njëri prej tyre të reagojë dhe deri atëherë ne po kryqëzojmë gishtat.

Duke qenë se janë dy nga artistët më të mirë në industrinë e muzikës aktualisht, me siguri ky bashkëpunim do bënte namin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat