Ndryshime në Soirée! Zbulohet është këngëtarja e re në sezonin e tretë

Mediale Vip

Ndryshime në Soirée! Zbulohet është këngëtarja e re në sezonin e tretë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 20:18
Soiree

Pas një maratone të gjatë festive më 1 dhe 2 janar, rikthehet Soire?e me Jonida Shehun në sezonin e tretë në kanalin e ABC për ta çuar deri në fund.

Duke filluar që nga 20 marsi, Soiree do të shoqërojë publikun çdo të shtunë ora 21:00.

Lajme ekskluzive, situata të pazakonta, rikthimi i personazheve që ju kanë munguar, por edhe ata më të përfolurit të momentit, shumë të njohur të të gjitha fushave, por nuk do të mungojë edhe muzika, nga e shpirtit që do të kënaqë të gjithë.

Ky sezon i ri do të nisë edhe me ndryshime për sa i përket këngëtares së Soire?e.

Në këtë sezon të ri nuk do të jetë më Orgesa Zaimi, e cila ishte pjesë e bandës së muzikës në programin Soire?e përgjatë sezonit të dytë.   

Në këtë sezon të tretë të Soire?e mbremjet e ngrohta do të shoqërohen nga zëri fantastik i këngëtares së talentuar Rea Nuhu.

Nëpërmet një postimi në faqen zyrtare të Instagramit në Soire?e është zbuluar këngëtarja e re.

“Në këtë sezon të tretë, mbrëmjet e ngrohta të Soire?e do të shoqërohen nga zëri i këngëtares së talentar nga Rea”, është shkruar në postimin ku është shfaqur fotoja e Reas së bashku me Simpatiko Band.

Rea Nuhu u bë e njohur për të gjithë me pjesëmarrjen e saj tek “Kënga Magjike”. Ajo erdhi në një bashkëpunim me këngëtarin Kastro Zizo me këngën “Pa faj”, dhe me zërin e saj i bëri të gjithë për vete.

E konsideruar si një talent i zbuluar nga Kastro Zizo, që pas pjesëmarjes në “Kënga Magjike”, Rea tashmë është pjesë e mirëfilltë e skenës muzikore shqiptare.

Rea Nuhu do t’i shkëlqejë të gjitha mbremjet e Soire?e së bashku me Simpatiko Band, të cilët do të dhurojnë muzikë fantastike për të ftuarit dhe për të gjithë publikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat