E dashura i bën Brooklyn Beckham dhuratën më speciale

Mediale Vip

E dashura i bën Brooklyn Beckham dhuratën më speciale

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:43
Brooklyn Beckham, Nicola Peltz

Brooklyn Beckham është padyshim i dashuri i ëndrrave të çdo vajze. Ai ja shpreh dashurinë e tij partneres, Nicola Peltz, në forma nga më të ndryshmet dhe çdo herë ja ka dalë mbanë të na surprizojë.

Para disa kohësh ai gdhendi në krahun e tij emrin e gjyshes së ndjerë të Nicola-s, Gina. Nicola u prek shumë nga ky gjest i partnerit të saj dhe e cilësoi si dhuratën më të bukur për ditëlindje.

Po ashtu ai bëri dhe një tatuazh tjetër për të shprehur gjithë dashurinë për Peltz. Me një shkrim të madh të ngjyrosur në krahun e tij të djathtë, shkruante: “Jeta ime, dashuria ime, e vërteta ime, frymëmarrja ime, arsyeja ime, bukuria ime, e çmuara ime”.

Por edhe Nicola nuk mbetet mbrapa. Së fundmi ajo ka bërë një tatuazh për Brroklyn. Ky i fundit ka postuar në rrjete sociale një foto të Nicola-s, në të cilën shihet se ka bërë tatuazh në pjesën e sipërme të shpinës emrin e partnerit. Tashmë të dy ata janë barazim dhe mund të themi me plot gojën se janë “couple goals”!

Kujtojmë se Brooklyn i propozoi Peltz korrikun e vitit të shkuar pasi të dy bënë publike lidhjen e tyre në muajin janar.

Image
Nicola Peltz
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat