Evanescence publikon klipin e këngës “Better Without You”

Mediale Vip

Evanescence publikon klipin e këngës “Better Without You”

Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:41
Evanescence

Grupi “Evanescence” ka publikuar videoklipin e këngës “Better Without You” që është pjesë e albumit të tyre të ri “The Bitter Truth”.

Albumi i ri “The Bitter Truth” (“E vërteta e hidhur”) u publikua në fund të muajit mars të këtij viti, kurse ky është albumi i parë në të cilin grupi sjell muzikë të re origjinale në dhjetë vitet e fundit.

Gjithashtu, albumi përmban disa këngë të publikuara para marsit të vitit 2021 – shkruan revista Rolling Stone.

“Wasted on You”, “The Game Is Over”, “Use My Voice” dhe “Yeah Right”, janë këngët e lansuara më herët.

Grupi vuri në dukje se shumica e këngëve u regjistruan gjatë pandemisë së coronavirusit dhe se puna në album lehtësoi shumë periudhën që u duhej të kalonin në karantinë, të ndarë nga njerëzit për të cilët kujdeseshin.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat