“Me fat që të kam mama”, Irini Qirjako përlotet nga mesazhi prekës i së bijës

Mediale Vip

“Me fat që të kam mama”, Irini Qirjako përlotet nga mesazhi prekës i së bijës

Më: 5 maj 2021 Në ora: 23:59
Riviola, Irini Qirjako

Një ndër momentet më emocionuese të mbrëmjes së sotme në “E ardhmja është vajzë” ishte dhe mesazhi prekës i së bijës dedikuar Irini Qirjakos. Këngëtarja u përlot nga fjalët e ëmbla të Riviolës, e cila punon si mjeke prej vitesh në Gjermani. Më parë, Irini tregoi se ishte e lumtur që e bija kishte ndjekur mjekësinë dhe sot po jep një kontribut të rëndësishëm në këtë fushë.

“Po më jepet dhe njëherë mundësia të të them dhe njëherë publikisht të të them se të dua shumë. Ti dhe babi jeni të dy prindër të jashtëzakonshëm, jam më shumë fat që iu kam dhe e falenderoj zotin çdo ditë për këtë. Kur isha e vogël më merrje në të gjitha shfaqjet e Teatrit të Operas dhe Baletit, falë teje u dashurova me muzikën klasike dhe popullore.”, u shpreh Riviola.

Riviola shtoi se mezi pret t’i rikthehet normalitetit në mënyrë që të gjithë të shijojnë muzikën e saj. “Uroj që shumë shpejt të kthehemi në normalitet që të vazhdosh planet dhe projektet e tua brenda dhe jashtë vendit që publiku të shijojë arti tënd dhe të marrësh duartrokitjet dhe dashurinë e publikut. Arti muzika, dashuria janë ilaçi më i mirë për shpirtin.

Jam me shumë fat që të kam ty mama, të kam shoqe të shkëlqyer, babai është me fat që ka një grua të jashtëzakonshme, një amvisë shembullore dhe një artiste e dimensioneve më të larta. Ti fal vetëm mirësi dhe optimizëm, jemi të bekuar që të kemi afër. “, u shpreh e bija. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat