Marsai Martin nuk e kishte idenë se po merrte pjesë me Kim Kardashian në ‘Paw Patrol’

Mediale Vip

Marsai Martin nuk e kishte idenë se po merrte pjesë me Kim Kardashian në ‘Paw Patrol’

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 00:34
Marsai Martin dhe Kim Kardashian

Aktorja adoleshente Marsai Martin luan në film si Dachshund Liberty dhe se për shkak të pandemisë nuk kishte arritur të i takonte shokët e saj të skuadrës para regjistrimit të skenave të saj.

“Ju e dini se çfarë është gjëja më qesharake, ndërsa i bëja skenat nuk e dija se kush ishte pjesë e filmit,” u shpreh Martin.

Por nuk e kishte pritur që edhe Kim Kardashian është pjesë e filmit, raporton CNN.

“Unë isha duke bërë disa skena dhe më thanë e din që Kim po flet me ju”, tregoj aktorja.

Filmi është i bazuar në serialin e njohur të animuar dhe gjithashtu interpretojnë Will Brisbin, Jimmy Kimmel, Randall Park, Tyler Perry, Yara Shahidi dhe Dax Shepard.

“PAW Patrol: The Movie” del në kinema ndërsa shërbimi transmetues më 20 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat