E kritikoi se puthi të birin në buzë, Almeda i kthehet keq ndjekëses

Mediale Vip

E kritikoi se puthi të birin në buzë, Almeda i kthehet keq ndjekëses

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 22:39
Amelda me djalin

Puthja e fëmijës në buzë ka shkaktuar gjithmonë debat nëse është normale ky veprim. Së fundmi, në një situatë të tillë është përfshirë dhe Almeda Abazi.

Nëna e dy fëmijëve, e cila jeton prej vitesh në Turqi, ku dhe ka krijuar familje me aktorin Tolgahan Sayisman, ka ndarë një video ku shihet duke puthur të birin.

Ish-missi është indinjuar me një ndjekëse që e ka kritikuar mbi këtë veprim, së cilës ka vendosur t’i japë dhe një përgjigje publike.

“Aaa mësim të mirë po ju jepni fëmijëve, bravo ju qoftë juve nëna moderne tani. S’ke ku ta puthësh veçse në gojë?

Turp!”, kanë qenë fjalët e ndjekëses.

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat